Tentoi të kalojë ilegalisht kufirin, përfundon në pranga shtetasi serb

Një shtetas serb është arrestuar në fshatin Jashanicë të Leposaviqit nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit nga Serbia në Kosovë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës.

“Gjatë patrullimit nga njësia policore është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë,  i cili me automjetin e tij dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin nga R. Serbisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.