Në minutat e fundit para përfundimit të afatit zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar listën e saj të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Burime nga brenda KQZ-së konfirmojnë për Teleshkronja Post se dorëzimi është bërë rreth pak minuta para orës zyrtare të mbylljes, duke e bërë Vetëvendosjen ndër partitë e fundit që e kanë përmbyllur këtë proces.
Lista përfshin disa emra të njohur të kabinetit aktual, por edhe figura të reja të afërta me strukturat e partisë. Megjithatë, deri më tani, zyrtarë të Vetëvendosjes nuk kanë dhënë ndonjë prononcim publik.
Ky veprim i minutës së fundit ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku disa e kanë quajtur “strategji të qëllimshme politike për të mbajtur vëmendjen e opinionit publik”, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar si “mungesë të organizimit të brendshëm”.
Kjo është lista e plotë:









