‘Kurti premtoi hekurudhë deri në Sarandë, para se t’i besoni, shikoni gjendjen e Hekurudhës së Kosovës’

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Festim Kabashi ka reaguar pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti premtoi hekurudhë për në Sarandë.
Ai në një shkrim në Facebook, ka thënë se së pari duhet të shihet gjendja në Hekurudhën e Kosovës, e cila operon me një linjë të vetme.
“Kurti paska premtu hekurudhe edhe per Sarande!
Por, para se ti besoni se e “realizon” edhe kete premtim sikur te tjerat, ju lus qe ta shikoni gjendjen ne Hekurudhen e Kosoves e cila operon me nje linje te vetme, pra vetem nje linje, nje tren me xhama te thyer!
Besomni, premtimet eshte ka i shkruan me inteligjence artificiale. Ndryshe nuk ka kuptim!”, ka shkruar ai.




