Çfarë ndodhi? Ilir Shaqiri largohet nga Ferma VIP një javë para finales

Një moment i papritur ka tërhequr vëmendjen e fermerëve dhe publikut të Ferma VIP, teksa Ilir Shaqiri është shfaqur duke bërë gati valixhet dhe duke u drejtuar drejt daljes së fermës.
Balerini i njohur ka përshëndetur një nga një banorët, ka shkëmbyer përqafime dhe fjalë lamtumire, duke krijuar përshtypjen se kishte vendosur t’i jepte fund rrugëtimit të tij në garë.
Megjithatë, pjesa më e madhe e fermerëve nuk u bind nga ky veprim. Ata dyshuan se bëhej fjalë për një tjetër shaka apo inskenim nga ana e Ilirit, i cili kohët e fundit ka qenë protagonist i disa situatave të ngjashme brenda fermës.
Skepticizmi i banorëve erdhi pasi vetëm pak kohë më parë Shaqiri kishte realizuar një tjetër skenë të improvizuar, duke bërë që shumë prej tyre të mos e merrnin seriozisht largimin e tij të supozuar.
Pavarësisht konfuzionit të krijuar, momenti ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit dhe ka ngritur pikëpyetje mes ndjekësve të formatit, të cilët po pyesin nëse bëhej fjalë për një vendim të vërtetë apo thjesht për një tjetër lojë nga ana e Ilirit.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse balerini ka menduar vërtet të largohet nga gara apo nëse gjithçka ishte pjesë e një skene për të surprizuar fermerët.




