Selin dhe Gimbo më të dashuruar se kurrë, çifti po shkojnë drejt martesës?

Gimbo dhe Selin, çifti i shumëpërfolur i edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, duket se po e shijojnë lidhjen e tyre edhe jashtë kamerave, duke vazhduar romancën në jetën reale.
Në një paraqitje të fundit në Klan Kosova, dyshja u shprehën se po kalojnë shumë mirë pas përfundimit të spektaklit dhe se tashmë janë ambientuar me jetën jashtë shtëpisë së famshme.
Gjatë intervistës, gazetari përmendi faktin se Selin kishte kaluar festën e Bajramit te familja e Gimbos, teksa e pyeti me humor: “Selin, a i pëlqeve vjehrrës?”
Selin u përgjigj duke thënë se raporti i saj me familjen e Gimbos kishte nisur shumë më herët. “Se kam taku për herë të parë për Bajram, i kam pëlqyer shumë kohë më përpara, nuk prita me ardhë Bajrami me i pëlqy”, u shpreh ajo.
Po ashtu, të pyetur nëse do të ketë fejesë apo martesë së shpejti, të dy u përgjigjën me humor: “Ne të martuar jemi”, teksa treguan unazat që kishin vendosur gjatë dasmës simbolike në Big Brother VIP Albania.




